A lejohet t’ua urojmë festat jobesimtarëve

Dijetari i madh, Ibën Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, thoshte: “Urimi që u bëhet jobesimtarëve për simbolet e kufrit (mosbesimit) është haram (i ndaluar) njëzëri, siç është urimi për festat e tyre e për agjërimin e tyre, duke thënë: “Urime festa” ose “urime kjo festë” e ngjashëm me këtë. Në qoftë se ai që i thotë këto fjalë nuk bie në kufër (mosbesim), së paku ka rënë në një gjë të ndaluar rreptësisht. Kjo është njëjtë sikur ta urojë atë për sexhden që ia bën kryqit, madje është mëkat më i madh te Allahu dhe e zemëron Atë më shumë sesa ta uronte dikë për pirjen e alkoolit, për vrasjen e njeriut ose bërjen e kurvërisë, etj. Shumë njerëz që nuk e vlerësojnë fenë si duhet bien në gjëra të tilla, duke mos e kuptuar shëmtinë e veprës që e bëjnë. Kushdo që e uron ndonjë rob për ndonjë mëkat, bidat ose kufër rrezikon të fitojë hidhërimin dhe zemërimin e Allahut. Njerëzit e devotshëm nuk ua uronin zullumqarëve marrjen e pozitave udhëheqëse dhe as injorantëve pozitën e gjykatësve, mësuesve a dhënies së fetuave, duke u ruajtur nga zemërimi i Allahut.

“Ahkam ehli'dh-dhimmeh”, Ibën Kajjimi.
Përktheu: Jusuf Kastrati