Ajet Kuranor:
Allahu i Madhërishëm thotë:
Mos iu afroni atyre (bashkëshorteve) gjatë kohës kur mbylleni për adhurim në xhami! Këta janë kufijtë e Allahut, prandaj mos iu afroni atyre! [Kuran 2:187]
Hadith
Nga Enesi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcillet se i Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, bënte i’tikaf (mbyllej në xhami për adhurim) në dhjetëshen e fundit të ramazanit derisa i erdhi vdekja, ndërsa pas tij bënin i’tikaf gratë e tij. [Muttefekun alejhi]
Gjurmë:
Zuhriu thoshte: “Është për t’u çuditur me muslimanët, e kanë lënë i’tikafin edhe pse i Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, nuk e kishte lënë atë asnjëherë që nga ardhja e tij në Medine.”
Shkreptimë:
Ibën Rexhebi thoshte: “I Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, bënte i’tikaf në këtë dhjetëditësh, për ta zënë Natën e Kadrit, duke mos u marrë me punë tjera, për t’u vetmuar në adhurim ndaj Zotit të tij, duke e lutur dhe duke e përmendur Atë.”
Shkëputur nga libri: “Jeumijat saimeh” (Hakibetu saimat) – të autorëve dr. Adil Esh-Shiddi dhe dr. Ahmed El-Mezjed
Përktheu: Jusuf H. Kastrati – Shembulli.com