
Ndërsa burri i tha asaj: “Po.”
Ajo tha: “Kush ashtu?”
Burri tha: “Ubejd ibën Umejri.”
Gruaja kërkoi leje nga burri i saj që ta provokojë atë dhe ai i dha leje.
Ajo i erdhi Umejrit sikur dëshironte ta pyeste atë për ndonjë çështje fetare dhe u skajuan në një qosh të xhamisë në të cilën gjendet Qabeja. Atëherë, ajo zbuloi fytyrën e saj magjepse, kurse Umejri i tha: “Oj robëreshë e Allahut!”
Ajo i tha: “Jam sprovuar me ty (jam dashuruar në ty), andaj mendo për këtë çështje!”
Ai tha: “Do të të pyes diçka, e nëse më përgjigjesh sinqerisht do të mendoj për këtë çështje.”
Ajo tha: “Do të përgjigjem sinqerisht në të gjitha pyetjet tua.”
Ai tha: “Pa më thuaj, kur të vijë meleku i vdekjes për të ta marrë shpirtin, a do të dëshiroje të të përgjigjesha në kërkesën tënde?”
Ajo tha: “Jo për Allahun.”
Ai tha: “Të vërtetën e the.”
Atëherë, ai tha: “Kur të futesh në varr dhe të të ulin melekët për të të marrë në pyetje, a do të dëshiroje të të përgjigjesha në kërkesën tënde?”
Ajo tha: “Jo për Allahun.”
Ai tha: “Të vërtetën e the.”
Atëherë, ai tha: “Kur njerëzve t’u jepen librat e tyre, ndërsa ti nuk e di se a do të të jepet libri në dorën e djathtë apo në të majtën, a do të dëshiroje të të përgjigjesha në kërkesën tënde?”
Ajo tha: “Jo për Allahun.”
Ai tha: “Të vërtetën e the.”
Atëherë, ai tha: “Kur të sillen peshoret dhe të të vijë rendi ty, ndërsa ti se di a do të rëndohen veprat tua të mira apo do të jenë të lehta, a do të dëshiroje të të përgjigjesha në kërkesën tënde?”
Ajo tha: “Jo për Allahun.”
Ai tha: “Të vërtetën e the.”
Atëherë, ai tha: “Kur të dalësh para Allahut për të dhënë llogari, a do të dëshiroje të të përgjigjesha në kërkesën tënde?”
Ajo tha: “Jo për Allahun.”
Ai tha: “Të vërtetën e the.”
Atëherë, ai tha: “Frikësoju Allahut, oj robëreshë e Allahut! Allahu, vërtet të ka begatuar me shumë të mira.”
Atëherë, ajo u kthye te bashkëshorti i saj, kurse ai e pyeti atë: “Ç’bëre?”
Ajo iu përgjigj duke thënë: “Sa i guximshëm që je dhe sa të guximshëm që jemi (e tha këtë në mënyrë nënçmuese)!”
Pas kësaj dite, ajo vazhdimisht falte namaz, agjëronte dhe bënte adhurim ndaj Allahut. Kurse, burri i saj thoshte: “Çfarë i bëra Ubejd ibën Umejrit që ma prishi gruan? Çdo natë ishte nuse, kurse ai e shndërroi atë në murgeshë.””[1]
Përktheu: Jusuf Kastrati
Marrë nga libri: “Ed-delil el’ilmi lil-hiuar el-benna’” – Ahmed El-Mezjed