Shtyllat e namazit

Shtyllat e namazit janë pjesët kryesore të namazit. Pa to namazi konsiderohet i pavlefshëm, madje ato nuk bien as nëse lihen me qëllim e as nëse harrohen. Ato janë:

1. Falja e namazit farz në këmbë, nëse kemi mundësi.

2. Tekbiri fillestar.

3. Leximi i sures “el-fatiha”.

4. Rënia në ruku.

5. Ngritja nga rukuja.

6. Drejtimi i trupit pas ngritjes nga rukuja.

7. Rënia në sexhde me shtatë gjymtyrë, të cilat janë: balli bashkë me hundën, shuplakat e duarve, gjunjët dhe majat e këmbëve.

8. Ngritja nga sexhdeja.

9. Ulja ndërmjet dy sexhdeve.

10. Ulja për teshehudin e fundit.

11.Leximi i teshehudit të fundit, që është: “ET-TEHIJJATU LIL-LAHI WES-SALAWATU WET-TAJJIBATU, ES-SELAMU 'ALEJKE EJJUHEN-NEBIJJU WE RAHMETULL-LLAHI WE BEREKATUHU.
ES-SELAMU 'ALEJNA WE 'ALA 'IBADIL-LAHIS-SALIHINË. ESH HEDU EN LA ILAHE IL-LALL-LLAH, WE ESH-HEDU ENNE MUHAMMEDEN 'ABDUHU WE RESULUHU”.1

Kuptimi i kësaj lutje në shqip është: “Përshëndetjet i takojnë Allahut, si dhe lutjet dhe fjalët e mira. Paqja qoftë mbi ty, o Pejgamber, si dhe mëshira e Allahut dhe begatitë e Tij. Paqja qoftë mbi ne dhe mbi të gjithë robërit e mirë të Allahut. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhammedi është robi dhe i dërguari i Tij”.

12. Dhënia selam.

13. Qetësimi në të gjitha këto shtylla të namazit.

14. Renditja ndërmjet shtyllave të namazit.

 

Marrë nga libri "Et-tuhfe el-islamijje li talibi'l-hidaje er-rabbanijje" të autorëve Ibrahim El-Ued'an, Muhammed El-Ued'an dhe Abdurrahman El-Ued'an

Përktheu: Jusuf Kastrati – Shembulli.com

 

 

  1. Buhariu (797) dhe Muslimi (402).

Revista Shembulli