Përkufizimi:
Fjala arabe raxha’ (رجاء)në shqip domethënë shpresë. Shpresë është pritja e diçkaje të dashur dhe lakmia në të.
Llojet e shpresës:
1. Shpresa që është ibadet (رجاء عبادة):
Kjo është shpresa vetëm në Allahun, i Cili nuk ka ortak.
Kjo shpresë ndahet në dy lloje:
a. Shpresë e lavdëruar:
Kjo është shpresa e shoqëruar me punë dhe bindje ndaj Allahut.
b. Shpresë e përbuzur:
Kjo është shpresa që nuk është e shoqëruar me punë. Kjo shpresë është vetëmashtrim.
2. Shpresa që është shirk (رجاء شرك):
Kjo është shpresa në dikë tjetër pos Allahut për gjërat që mund t’i bëjë vetëm Allahu.
3. Shpresa e natyrshme (رجاء طبيعي):
Kur shpreson diçka nga një person, i cili mund ta bëjë atë gjë, si p.sh. të kërkosh nga ai të ta sjellë ndonjë send të caktuar.
Argumenti për shpresën është thënia e Allahut:
ﭽﰐ ﰑ ﰒ ﰓ ﰔ ﰕ ﰖ ﰗ ﰘ ﰙ ﰚ ﰛ ﰜﭼ
(Kështu, kush shpreson takimin me Zotin e vet, le të bëjë vepra të mira dhe të mos i shoqërojë askënd në adhurim Zotit të vet!”)[1]
Marrë nga libri “Et-Teuhijd el-mujesser” i autorit Abdullah El-Huvejl
Përktheu: Jusuf Kastrati – Shembulli.com
[1]Sureja el-kehf, 110.