Kur flet me Allahun

Kur flet me Allahun, nuk ke nevojë për celularë e as për mbushje të tij...

Kur flet me Allahun, nuk ke pse heziton në fjalët e tua…

Kur flet me Allahun, nuk ke pse frikohesh se mos po të keqkupton, sepse Ai të kupton drejtë…

Kur flet me Allahun, nuk ke nevojë t’i thuash më fal që të pengova në këtë kohë, a ka mundësi të bisedojmë një minutë…

A e din çka është më me rëndësi në gjithë këtë?

Nuk ke nevojë ta ngritësh zërin që të dëgjojë, Ai të kupton ende pa e thënë asnjë fjalë, …

Është i vetmi që ti nuk turpërohesh t’i tregosh çdo gjë, dhe Ai më mirë se ti i di tregimet e tua, megjithatë të dëgjon…

Nuk mërzitet e as nuk të thotë se kemi biseduar për këtë 1 milion herë, të lutem mos më trego për këtë prapë…

Është i vetmi prej të cilit nuk turpërohesh kur qanë para Tij. E, në sexhde je në takim të veçantë me Atë…

Është i vetmi që ti e do pa ndërprerë, edhe pse nuk e ke takuar asnjëherë…

Është i vetmi që të do ty pa ndërprerë, edhe pse ti nuk e di…

Të dua o Allahu im.


Përshtati : Valdet Kamberi