Viti 2011 nuk ishte një vit i zakonshëm…
Stinëve të vitit iu shtua edhe një stinë, stina e burrave…
Kështu stinët e vitit u bënë pesë…
Lamtumirë 2011…
Nga ti mësuam shumë…
Dhe shumë të tjera na ke lënë për t’i mësuar…
Na mësove se ne kemi një vatan të madh…
U çliruam pasi tërhiqeshim si Gomar…
Lamtumire 2011…
Lamtumirë viti i dëshmorëve dhe tekbireve …
Lamtumirë viti i gjakut të parfumuar…
Lamtumirë o vit i vdekjes së foshnjave në moshën e zogjve…
Lamtumirë o vit i brohoritjeve të përziera me të qarë të hidhur…
Lamtumirë o vit i emergjencës, izolimeve dhe rezolutave…
Lamtumirë o vit i portës Azizije, rrugës Ebu Rekibe dhe sheshit Tahrir…
Lamtumirë o vit i topave, tankeve dhe derrave…
Lamtumirë o vit i gjeneralëve te sinqerte…
Lamtumirë o vit i përfundimit te mercenares, dhe fallxhorëve të ndytë që nuk sollën për vatanin e tyre veçse shkatërrim…
Lamtumirë o vit i mbytjeve me plumba dhe djegie me eksploziv…
Lamtumirë o vit i tërheqjeve dhe gjykimeve…
Lamtumirë o vit i ikjeve masive…
Lamtumirë o vit i ndryshimit…
Nga ti kemi mësuar shumë…
Por edhe shumë të tjera na ke lënë për t’i mësuar…
Përktheu: Valdet Kamberi