Vëllezërit e mi!
Islami nuk është vetëm me dispozita boshe, ose urdhra të vdekura. Vërtetë Dini është një zemër që lëvizë me:
1- dashuri,
2- frikë dhe
3- shpresë.
Dashuria është koka e zogut, ndërsa frika dhe shpresa janë dy krahët e tij. Kur i prehet koka zogut, ai vdes. Kur i thyhen krahët ose njëri prej tyre, zogu rrezikohet. Kështu pra fluturon zogu, shiko si e zgjatë qafën dhe e ngritë kokën.
Vërtetë dashuria ka rëndësi, e cila të bënë krenarë me Allahun, të pasur me Allahun dhe të ngritur me Allahun. Kjo është pra dashuria në Allahun. Kur njeriu e donë Allahun, atëherë ai mburret me Allahun, është i lumtur me Allahun, gëzohet me Allahun.
Pastaj frika dhe shpresa dy krahët e zogut, frikohet prej Allahut e shijen frikës. Frikohet prej Allahut, e ngritë krahun e frikës mbi pesimizmin në rahmetin e Allahut. Zbret frika ngjitet shpresa. Zbret shpresa ngjitet frika. Kështu zogu fluturon drejt Allahut, dhe lumturohet në këtë jetë.
Muhamed Husejn Jakubi
Përkthim: Ulvi Fejzullahu