Lot për prindërit

Abbas Betavi, i cili tash e 26 vjet pastron kufomat në Xhide, na tregon një ngjarje interesante që i ka ndodhur atij: “Ishte fillimi i haxhit, më thirrën nga aeroporti i Xhides dhe më thanë se në avion kishte vdekur një i ri. Shkova atje dhe e morëm me veturë për ta sjellë këtu që ta pastronim atë kufomë. E pastruam e mbështollëm me qefin dhe e përgatitëm për t’ia falur namazin e xhenazes. Duke u nisur për në xhami, më lajmëruan se po vinin babai dhe vëllai i tij dhe dëshironin ta shihnin. Para vendit ku pastrohen kufomat erdhi një plak i vjetër i cili mbahej me një shkop dhe bashkë me të edhe vëllai i të vdekurit. Plaku dëshironte ta shihte djalin e tij për herën e fundit në këtë botë. Kur ia shpalosa fytyrën, plaku iu hodh përmbi, shihej se vdekja e papritur e të birit e kishte prekur shumë. Derisa babai i tij eputhte nëpër faqe, nga syri i djathtë i të vdekurit doli një pikë loti. SubhanAllah, i vdekuri nuk mund të qajë, mendova mos ndoshta gjatë pastrimit i kishte mbetur ndonjë pikë uji, kështu që ia fshiva atë me peshqir, por, loti rrodhi sërish!

Kur arritëm në Meke, babai kërkoi që ta shihte të birin edhe një herë. Kur ia zbulova fytyrën sërish, nga syri i tij i djathtë, filluan të rridhnin lot. Këtë e panë të gjithë. Atë ditë ia falëm xhenazen në Qabe, ishin rreth dy milionë njerëz! Çfarë nderi?!

Pas një kohe, vendosa ta vizitoj atë familje. Më interesonte jeta e këtij njeriu. E pyeta vëllanë e tij për të. Ai më tha se ishte sikur të tjerët, falte namazin, agjëronte, lexonte Kur’anin, por për dallim nga ne ai i kushtonte prindërve një kujdes më të veçantë. Ai thotë:“Babai ynë prej kur i janë dobësuar këmbët, asnjëherë nuk ka shkuar në banjë në këmbët e tij, sepse i ndjeri, gjithmonë e merrte atë në duar e dërgonte te banja dhe e priste që ta kthente, pastaj babanë dhe nënën i ushqente me dorën e tij, ishte pranë tyre ditën dhe natën... mendoj se ata lot janë për shkak të dhimbjes që po ndahej nga prindërit... Allahu e di më së miri.”

 

Përktheu: Arsim SYLA – Shembulli.com