All-llahu i Lartësuar në lidhje me agjërimin na thotë si vijon në Kur'an:
2,183-187: O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat.;
Agjërimi zgjat disa ditë, por, nëse ndonjëri prej jush është i sëmurë ose duke udhëtuar, le të agjërojë aq ditë sa i ka prishur në ditët e tjera pas. Ata që kanë vështirësi për të agjëruar, duhet të ushqejnë si shpagim nga një të varfër për çdo ditë agjërimi. E, nëse ndonjëri jep më shumë se kaq, kjo është edhe më mirë për të. Por, agjërimi juaj është më i dobishëm, në qoftë se e dini.;
... Pra, kushdo nga ju që dëshmon këtë muaj, le të agjërojë! Sa i përket atij që është i sëmurë ose gjendet në udhëtim e sipër (le të agjërojë më vonë) aq ditë sa nuk i ka agjëruar. All-llahu dëshiron që t’jua lehtësojë dhe jo që t’jua vështirësojë. Ai dëshiron që të plotësoni numrin e ditëve të agjërimit dhe që ta madhëroni All-llahun (në fund të agjërimit), për shkak se ju ka drejtuar në rrugë të drejtë e që ta falënderoni Atë.;
... Dhe hani e pini derisa të dallohet fija e bardhë (bardhësia) e agimit nga fija e zezë (errësira e natës), pastaj plotësojeni agjërimin derisa të bjerë mbrëmja. ...
33,35: Me të vërtetë që për ... agjëruesit dhe agjërueset ... All-llahu ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh
Në anën tjetër transmetohet se Muhammedi alejhis-selam ka thënë:
Për agjëruesin ka dy gëzime, kur çel iftar dhe kur të takohet me Zotin e tij.
Për më tepër shikojeni një ligjëratë të shkurtër 6-minutëshe nga Hoxha i nderuar Irfan Salihu. Është e shkurtër, por se kush ka pak ndjenja apo aromë të muslimanit do ta prekë shumë, meqë aty shfaqet domethënia e jashtëzakonshme e agjërimit të cilin po e bëjmë, për me e arrit kënaqësinë e Krijuesit tonë Madhështor, InshaAll-llah!
{youtube width="660" height="450"}BXDB0Ty82VQ{/youtube}
Paqja, mëshira dhe bekimi i All-llahut Madhështor qofshin me juve!
Burim Sogojeva