Sa vite ke që je udhëzuar? Por, në rrugën e Allahut ku ke mbërri?
Ke bukur një kohë, më trego:
Si po ec për te Allahu i Lartësuar? Ku ke mbërri? Kur do të mbërrish?
A mendon se je fetarë në fenë e Allahut vetëm pse ti ke lëshuar mjekër?!
Apo, je larguar vetëm prej disa mëkateve?!
Apo, vetëm pse merr pjesë në disa ligjërata?!
Apo, vetëm pse lexon një libër ose dy libra?!
Apo, lexon ndonjëherë Kuranin?!
Apo, e përkujton Allahun vetëm ndonjëherë?!
Pash Allahun, trego a është kështu?
Po të ftoj ty që ta kuptosh dinin,ta njohësh rrugën e Allahut, për të arritur deri te kënaqësia e Tij.
Dije se ecja në rrugën e Allahut ka rregulla dhe parime. Ata të cilët ecin rrugës Tij, janë krijesat më të zgjedhura të Allahut. Nëse je në këtë rrugë, je i përgëzuar. Por gjithsesi bëhu serioz dhe falënderues që të mos dëbohesh.
Muhamed Husejn Jakub
Përktheu: Ulvi Fejzullahu