Bosch Fawstin thanë se je shqiptar
Edhe unë që po shkruaj këto vargje i tillë jam
Kam përshtypjen se nga mendtë ke lajthitur, ke shkarë
S'gjete gjënë e duhur që në Amerikë të fitosh nam.
Dora jote mizore me lapsin kriminel veç spekuloi
Në tablonë tënde nuk vizatove portretin e tij real
Imagjinata jote e shthurur kufijtë e poshtërsisë kaloi
Me anë të saj na tregove se nuk je veçse një djall
Më kujtove Kurejshët, intrigat dhe sulmet që i lëshuan
Duke menduar se figurën e tij do ta ulin, apo nënçmojnë
Por veç më shumë ato besimtarëve bindjen ja shtuan
Se Profetin e tyre nuk munden kurrë ta poshtërojnë.
Portreti, a tabloja jote quaje si të duash
Vetëm Muhamedin nuk kishte paraqitur
Nuk bëre zgjedhjen e duhur që historinë të shkruash
Kjo që bëre s'është aspak lojë për tu zbavitur?!
Meqenëse me këtë trill fitove çmimin e parë
Pranoje nga unë k'të ndjejnë që drejt teje rend
Tu thafshin duart që guximin kanë marrë
Të vizatojnë mashtrueshëm Profetin Muhamed
Hoxhë Bledar Haxhiu