Duaja

Duaja është ibadet:

Duaja (دعاء) është prej llojeve më të rëndësishme të ibadetit, sepse i Dërguari i Allahut, Muhamedi r ka thënë: “Duaja është vetë ibadeti.”[1]

Po ashtu, Allahu i Madhërishëm thotë:

ﭷ   ﭸ  ﭹ  ﭺ  ﭻ  ﭼ  ﭽ  ﭾ  ﭿ 

(Xhamitë i janë kushtuar vetëm Allahut, prandaj mos iu lutni askujt, krahas Allahut!)[2]

 

 

Llojet e duasë:

1. Dua që është ibadet (دعاء عبادة):

Me këtë nënkuptojmë çdo vepër me të cilën e adhuron njeriu Zotin e vet.

Këtu bëjnë pjesë: namazi, haxhi, sadakaja (lëmosha), agjërimi etj.

 

Cili është shkaku i emërtimit të këtyre veprave dua?

Këto vepra janë quajtur dua, sepse në to ekziston kuptimi i kërkesës, ngaqë kur i bën njeriu këto vepra sikur kërkon nga Allahu ta mëshirojë dhe ta fusë në Xhenet për shkak të tyre.

 

2. Dua që është kërkesë (دعاء مسألة):

Kjo është kur duaja përmban në vete kërkesë.

Shembull: Thëniet “o Allah më mëshiro” dhe “o Zoti im, më fal”.

 


Duaja që i bëhet dikujt tjetër pos Allahut:

Duaja është ibadet, prandaj kushdo që ia drejton atë dikujt tjetër përveç Allahut është politeist, jobesimtar.

Argument për këtë është thënia e Allahut:

ﯥ  ﯦ  ﯧ  ﯨ  ﯩ   ﯪ  ﯫ  ﯬ  ﯭ     ﯮ  ﯯ  ﯰ  ﯱ  ﯲ  ﯴ         ﯵ  ﯶ   ﯷ   ﯸ 

(Ai që pos Allahut, adhuron zot tjetër, duke mos pasur kurrfarë prove për këtë, me siguri do të japë llogari vetëm te Zoti i tij. Me të vërtetë, nuk ka shpëtim për mohuesit.)[3]

 
Shkëputur nga libri “Et-Teuhijd el-mujesser” i autorit Abdullah El-Huvejl
Përktheu: Jusuf Kastrati – Shembulli.com


[1]Tirmidhiu.

[2]Sureja el-xhin, 18.

[3]Sureja el-muminunë, 117.


Revista Shembulli