Dy netë para hyrjes së muajit të Ramazanit 2011, Allahu udhëzoi zemrën e njëtë riu, të quajtur N.F, për t'u bërë musliman. Rituali i konvertimit u krye nga imami i qendrës Islame Shqiptare Amerikane të Arizonës, Didmar Faja, në shtëpinë e Iqbal Sheikh cili është një anëtarë i respektuar i "West valley Islamic Center" në Arizona.
Atmosfera ishte familjare. Shumë të pranishëm nuk mund të mbanin lotët ndërkohë që ishin dëshmitarë të kësaj ngjarjeje të paharrueshme. N.F është një i ri i arsimuar me origjinë nga India, i cili përpara i takonte besimit krishterë dhe tani ai pranoi të dërguarin e fundit të njerëzimit, zotëriun tonë Muhamedin (alejhis-selam).
Ne i lutemi Zotit të Gjithfuqishëm që ta bëjë atë dhe të gjithë nga ata që qëndrojnë në rrugën e drejtë të Islamit deri në frymën e fundit të tyre.
Komuniteti Musliman Shqiptarë Amerikan i Arizonës " Greenway Masjid" po përjeton shumë konvertime në Islam megjithëse përpjekjet janë fillestare në këtë shtet të ri, gjë që na rikujton vazhdimin e punës dhe më intensive dhe përpjekjet e shumta që duhet të japim në thirrjen Islame./greenwaymasjid/
Nga: Aiatulah Surmaty
Përktheu në shqip: Didmar Faja

















































