Ajet Kuranor
Allahu i Madhërishëm thotë:
“Allahu pranon vetëm prej të devotshmëve”. [El-Maide: 27]
Hadith
I Dërguari i Allahut, Muhammedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “I dështuar qoftë ai njeri që e zë ramazani dhe i kalon pa iu falur gjynahet!” [Hadithin e shënon Tirmidhiu, kurse Albani e cilëson si hadith “sahih”.]
Gjurmë
Ali Ibën Ebi Talibi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, në natën e fundit të ramazanit thërriste duke thënë: “Ah, sikur ta dinim se kush është i pranuar që ta urojmë dhe kush është i privuar që ta ngushëllojmë!”
Shkëputur nga libri: “Jeumijat saimeh” (Hakibetu saimat) – të autorëve dr. Adil Esh-Shiddi dhe dr. Ahmed El-Mezjed
Përktheu: Jusuf H. Kastrati – Shembulli.com