Ajet Kuranor
Allahu i Madhërishëm thotë:
Dhe adhuroje Zotin tënd derisa të të vijë vdekja! [El-Hixhër: 99]
Hadith
Dy burra nga fisi Kuda’a pranuan Islamin në kohën e të Dërguarit të Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, njëri nga ta ra shehid (dëshmor), kurse tjetri vdiq pas një viti. Talha Ibën Ubejdullahi na tha: “Një natë pashë në ëndërr xhenetin, e pashë atë që kishte vdekur më pas duke hyrë në xhenet para dëshmorit. Kjo gjë më çuditi, kështu që në mëngjes i tregova për këtë të Dërguarit të Allahut. Ai, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, më tha: “A nuk ka agjëruar ai një ramazan më shumë sesa dëshmori, a nuk i ka falur gjashtëmijë rekate (farz) më shumë se ai dhe kaq e kaq rekate sunnet?” [Këtë hadith e shënon Ahmedi, kurse Albani e cilëson si “sahih”]
Ndriçim
Mundësia ende qëndron para teje.
Mos e humb atë..
Shkëputur nga libri: “Jeumijat saimeh” (Hakibetu saimat) – të autorëve dr. Adil Esh-Shiddi dhe dr. Ahmed El-Mezjed
Përktheu: Jusuf H. Kastrati – Shembulli.com