
Njeriu vazhdoi dhe iu drejtua shokut të dytë, të cilin e çmonte më pak se të parin. Edhe ky i tha se nuk mund t’i ndihmonte shumë dhe se nuk dëshironte të nisej për atë rrugë. Pasi që e pa se nuk e ndihmuan dy shokët e parë, njeriu iu drejtua me të njëjtën kërkesë edhe shokut të tij të tretë. Shoku i tretë iu përgjigj: “Unë gjithmonë kam qenë me ty, asnjëherë nuk të kam braktisur, kështu që edhe në këtë rrugë do të nisem me ty”.
Atëherë, njeriu tha: “Unë, nga të gjithë shokët, më së paku kam menduar për ty, më së paku ty të kam kushtuar kohë e tash këta dy shokët më braktisën e mbeta vetëm me ty! Ah, sikur ta dija më herët se je shok kaq i mirë do të brengosesha më tepër për ty!”
Në të vërtetë, këtij njeriu i kishte ardhur vdekja dhe kjo ishte rruga e gjatë dhe e mundimshme në të cilën duhet të shkonte. Shoku i tij i parë është familja e tij, i dyti është pasuria e tij, ndërsa i treti janë veprat(punët) e tij...
Përktheu: Arsim SYLA