Pjesa e parë: Koha e syfyrit
1- Ngritja para agimit një orë apo gjysmë ore më herët.
2- Ngritja për ngrënien e syfyrit duke pasur parasysh bereqetin e tij.
3- Abdesi, falja e dy rekateve, lutjet dhe kërkim-falje (istigfari), Allahu ka thënë:” dhe në syfyr ( kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkate”. Dharijat:18
4- Shkuarja në xhami për të falur namazin me xhemat ( sa i përket meshkujve)
5- Përsëritja e ezanit pas muezinit dhe leximi i lutjes pas përfundimit të ezanit, poashtu edhe dërgimi i salavateve Muhamedit alejhi selam.
6- Dhikri pas namazit.
7- Lutja, namazi i duhasë, përmendja e Allahut dhe leximi i një pjese nga Kurani.
8- Prej namazit të duhasë deri në dreke kohe e lirë për: lexim, punë, nxënie përmendësh, lexim të ndonjë tefsiri apo libri të haditheve dhe pushim.
Pjesa e dytë: Dreka
1- Përsëritja e ezanit pas muezinit dhe leximi i lutjes pas përfundimit të ezanit, poashtu edhe dërgimi i salavateve Muhamedit alejhi selam.
2- Falja e katër suneteve para dhe dy pas farzit.
3- Lutja dhe dhikri pas namazit
4- Leximi i një pjese nga Kurani.
Pjesa e tretë: Ikindia
1-Perseritja e ezanit pas muezinit dhe leximi i lutjes pas përfundimit të ezanit, poashtu edhe dërgimi i salavateve Muhamedit alejhi selam.
2- Pushimi, sepse edhe trupi ynë ka hak.
3- Kujdesi për punët e shtëpisë dhe ndihma e bashkëshortes që edhe ajo të ketë mundësi të përfitojë në këtë muaj të shenjtë.
4- Para akshamit për disa çaste të bëjmë lutje dhe të lexojmë Kuran.
Pjesa e katërt: Akshami
1- Shkuarja për të falur namazin e akshamit në xhami edhe pse, për fat të keq, kjo pak praktikohet te ne gjatë Ramazanit.
2- Prishja e agjërimit me hurma për ata që kanë mundësi. Nëse nuk ka hurma, atëherë me ujë, me këtë duke pasur qëllim pasimin e Muhamedit alejhi selam.
3- Përsëritja e ezanit pas muezinit dhe leximi i lutjes pas përfundimit të ezanit, poashtu edhe dërgimi i salavateve Muhamedit alejhi selam.
4- Tubimi me familjarët në sofrën e iftarit.
Pjesa e pestë: Jacia
1- Përsëritja e ezanit pas muezinit dhe leximi i lutjes pas përfundimit të ezanit, po ashtu edhe dërgimi salavate Muhamedit alejhi selam.
2- Falja e namazit në xhami.
3- Falja e namazit të teravive.
4- Ndeja me familjarët.
5- Leximi i një pjese nga Kurani para gjumi.
6- Fjetja herët ashtu që të kesh mundësi të ngrihesh i freskët për adhurim.
Përgatiti: Valdet Kamberi