Ju pyes për Allah

Pse disa të rinjë dhe disa të reja i pasojnë dhe imitojnë këngëtarët dhe artistët, Allahu i udhëzoftë, dhe nuk hulumtojnë dhe kërkojnë se si ta pasojnë Muhamedin, alejhi selam, dhe të marrin edukatën e tij? A nuk e meriton kjo kohë që të jesh Muhamedi, alejhi selam, ndërsa ti motër e nderuar Hadixheja ose Aisheja?

Është çudi e madhe kur sheh një të ri i cili vesh pantollone që janë në trend për tu veshur sepse është “modë”, e nëse i thua shkurtoj ato mbi zogun e këmbës se kështu ka qenë sunneti i Muhamedit, alejhi selam, ai përgjigjet: “O ti i ri, feja e Allahut është lehtësim dhe kjo është esenca, e ana e jashtme nuk luan ndonjë rol të madh”. Këto janë arsyetime dhe përgjigje të Shejtanit (Allahu ju ruajte), vëlla dhe motër e nderuar.

Edhe më çudi është kur sheh dikë i cili thotë: “A nuk është Filan Hoxha i cili ka mjekër dhe ka sjellje të këqija?

Të tillëve u themi askush nuk është argument në fenë e Allahut pos Muhamedit, alejhi selam!
A nuk e ke shembullin më të mirë në të dërguarin e Allahut?!
O vëlla besimtar, Mos e shiko askënd, e as mos u brengos se si të shikojnë njerëzit ty, por ec rrugës dhe kij shembull të dërguarin tend, Muhamedin, alejhi selam.
Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, në fund do të arrish tek Allahu, krijuesi Yt!
Allahu më faltë mua dhe ju.


Përktheu: Valdet Kamberi