Pozicionimi ynë karshi Kur'anit dallon prej atij të të parëve.
Ata e lexonin me kujdes, përpiqeshin ta kuptojnë dhe përfundimisht jepnin maksimumin për ta aplikuar sa më mirë.
Ne sot, në situatën më të mirë, mësojmë ndonjë pjesë prej tij përmendësh, e këndojmë me zë të bukur dhe mburremi nëse kemi "kuptuar" diçka prej tij. Nganjëherë, madje, krenohemi se ua kemi dedikuar atë të vdekurve tanë, jo duke e kënduar ...vet por duke i angazhuar që të tjerët ta bëjnë këtë.
Ata para nesh ia jepnin Fjalës së Allahut shumicën e kohës dhe përkushtimit dhe si rrjedhojë ia hapën shtegun që Kur'ani të ndikojë në jetën e tyre e ai shkaktoi ndryshime të mrekullueshme.
Ne, në të kundërtën, pretendojmë dashuri dhe besim të mirëfilltë ndaj Kur'anit por ia kushtojmë tepricën e kohës dhe angazhimit duke mos kaluar shumë herë nivelin e leximit.
Kësisoj, ne nuk ia hapëm atij rrugën e ndikimit dhe nuk i dhamë hapësirë të na gdhend në të gjitha aspektet.
Ata arritën që në shumë fusha të identifikohen në mënyrë reciproke me Kur'anin, ndërsa ne vazhdojmë të flasim dhe të ëndërrojmë...
Hoxhë Ekrem Avdiu