- Po të ishte varfëria burrë, do ta mbysja.
- Koprraci jeton në dynja si i varfër ndërsa llogaritet në ahiret si i pasur.
- Ai që bën padrejtësi, ai që i ndihmon të padrejtit dhe ai që pajton me të padrejtin, që të tre janë bashkëpjesëmarrës në mëkat.
- Urtësia është gjëja e humbur e besimtarit. Merre atë edhe po e gjete tek hipokriti.
- Nëse ke mendje dhe jo dituri, je sikur njeriu që ka këmbë por s’ka këpucë.
- Njerëzit janë armiq të asaj që nuk e njohin.
- Kur të qajë trimi, frikacaku qeshë.
- Kujdes të përshpejtosh gjërat para kohe apo t’i zvarritësh pasi t’i kesh vënë në dorë.
- Besimi është njohje me zemër, miratim me gjuhë dhe veprim me gjymtyrë.
- Ai që shpreson gjatë, i keqëson veprat.
- Çuarja e amanetit në vend është çelës i furnizimit (nga All-llahu).
- Qortoje vëllanë duke u sjellë mirë me të dhe largoja sherrin duke e furnizuar me të mira materiale.
- I pasuri koprrac është më i varfër se si i varfri bujar.
Dr. Sedat Islami