Për agjëruesin (6)

Ajet Kuranor:

Allahu i Madhërishëm thotë:

O besimtarë, përmendeni shpesh Allahun. [Kuran 33:41]

Hadith:

I Dërguari i Allahut, Muhammedi, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Shembulli i atij që e përmend Allahun dhe atij që nuk e përmend Atë është sikurse shembulli i të gjallit dhe të vdekurit”.[1]

Gjurmë:

Ebu Derdaja, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thoshte: “Çdo gjë e ka ngushëllimin e vet, ndërsa ngushëllimi i zemrave është dhikri (përmendja e Allahut të Lartësuar)”.

Thënie e urtë:

Ibnu’l-Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, thoshte: “Zemrën e ngurtësojnë dy gjëra: Pakujdesia dhe gjynahet., kurse e ngushëllojnë atë dy tjera: Kërkimi i faljes dhe përmendja e Allahut”.

Dobi:

Dhikri (përmendja e Allahut) ka të mira të shumta, prej tyre: e përzë shejtanin, e gëzon të Gjithëmëshirshmin, largon brengat dhe mërzinë, tërheq gëzimin dhe lumturinë dhe shkakton dashurinë dhe kënaqësinë e Allahut.

 


Shkëputur nga libri: “Jeumijat saimeh” (Hakibetu saimat) – të autorëve dr. Adil Esh-Shiddi dhe dr. Ahmed El-Mezjed

Përktheu: Jusuf H. Kastrati – Shembulli.com



[1] Muttefekun alejhi.