Sinqeriteti..!

Të gjithë e njohim këtë fjalë por pak jemi të tillë, pak jemi që e vemë në praktikë këtë virtyt..

Të jesh i sinqertë është një cilësi që pak nga njerëzit e sotëm e kanë..Të jesh i tillë duhet që gjithnjë të jesh i drejtë, pa hile dhe vetëm për hir të Allahut (s.v.t).

Po, sa përqind e saj mbizotëron në zemrat tona, sa gram prej saj ndodhet në zemrat tona..?

Çfarë na pengon neve që të jemi të tillë, çfarë i mungon motrave tona dhe vëllezërve tanë besimtarë për të qenë të tillë…!

Çfarë?!

Po citoj edhe një ajet kur’anor:

“(O i Dërguari Im) Ne të shpallëm ty për hir të së vërtetës. Për këtë arsye adhuro Allahun duke qenë i sinqertë në adhurimin ndaj Tij!” (ez-Zumer, 2)

Nga ky ajet kur’anor vërejmë rëndësinë që Allahu (s.v.t) i ka dhënë sinqeritetit. Ai i bëri thirrje Profetit (s.a.v.s) që të jetë i sinqertë në ibadetet e tija..

Sa prej nesh jemi të sinqertë në faljen e namazit, në dhënien e zekatit, dhe në kryerjen e Haxhit..?

Sa..?

Duke qenë i sinqertë shpëton veten nga ngacmimet e shejtanit të mallkuar, i cili është armiku më I madh dhe bën ç’mos për të devijuar njerëzit.. Në një nga ajetet fisnike thuhet:

“(Shejtani) tha: O Zoti im, për shkak se më largove, unë do t’ua zbukuroj (mëkatet) sa të jenë në tokë dhe do t’i largoj të gjithë nga rruga e drejtë, përveç robërve të tu të cilët janë të sinqertë.” (el-Hixhër, 39-40)

Subhanallah, o njerëz, a e shihni se çfarë ka thënë shejtani i mallkuar, a e shikojmë se sa të pambrojtur që jemi nëse nuk kemi për të qenë të sinqertë, çfarë na kushton neve të jemi të tillë..?!

Çfarë..?!

Subhanallah, përse të mos jemi ne të tillë që shejtani të mos ketë guximin të na afrohet dhe të na gënjejë ose të na i zbukurojë haramet e kësaj dynjaje, pse të mos jemi ne të sinqertë që ai të mos të marrë mundimin për të na e bërë mendjen çorbë dhe të fusë djallëzine në zemrat tona…?!

Të sinqertët janë të ruajtur nga ndëshkimi I xhehennemit. Urdhëri i Allahut (s.v.t):

“Vetëm robërit e mi të sinqertë (do të shpëtojnë nga ndëshkimi)” (es-Saffat, 40) e përgëzon këtë të vërtetë..

Ku jemi ne o robërit e Zotit..? Ku jemi, pse nuk reflektojmë, të kthehemi të ndryshojmë karakterin tonë dhe të shtojmë në mes cilësinë e sinqeritetit, ku jemi që të pastrojmë zemrat tona nga djallëzitë që na i ka futur ne zemër shejtani I mallkuar..?

Ku jemi që të pastrojmë zemrën nga smira..?

Ku jemi ne që falim namazin, ne të devotshmit, ku jemi..?!

Ku jemi ne, ata të cilët Allahu (s.v.t) i ka përmedur ne ajetin pak më lart…?

Ku jemi?

Përse nuk i japim rendësi këtyre fjalëve, ku fundi i fundit kthimin e kemi tek Zoti ynë, tek Krijuesi i githësisë, përse nuk i zbatojmë këto virtyte..? Përse, çfarë na kushton neve të jemi të sinqertë dhe të ndershëm..?

Çfarë?

I lutem Allahut (s.v.t) të na ruajë nga shejtani i mallkuar, të na e mbrojë zemrën tonë nga cilesitë e djallezisë, dhe të na shtojë besimin në zemrat tona, të na i falë gjynahet tona dhe të na bëjë njerëz të gradave të larta dhe prej personave me imanin më të pastër dhe të sinqertë..

(amin)..

 

Rejhana Çerkezi