1. Tekbiret të thuhen që nga nata e Bajramit e derisa të fillojë imami namazin.
2. Të jepet zekati i fitrit para namazit (kjo është koha e fundit; bën para namazit të Bajramit një apo dy ditë)
3. Të hajë hurme para se ta falë sabahun dhe këtë ta bëjë tek (1, 3 apo 5 hurme).
4. Zbukurimi dhe parfumosja (përveç te gratë jo) gjatë shkuarjes për në namaz.
5. Larja e tërësishme e trupit. Është vërtetuar nga Ibn Omeri, njashtu edhe Neveviu e ka përcjellë se dijetarët janë unikë se një gjë e tillë është e rekomanduar.
6. Të shkojë nga një rrugë dhe të kthehet nga një tjetër.
7. Shokët e të të Dërguarit, sal-lallahu alejhi ue selem, kur takoheshin në ditë Bajrami i thoshin njëri-tjetrit: "Tekabbel Allahu minna ve minke - Allahu na pranoftë neve dhe ty" (E konsideron të mirë/ hasen Ibn Haxheri)
Naif el-Jahja
Përktheu: Burim Koçinaj