Të nderuar!
Fillimisht të japim një përkufizim të dijetarëve mbi “zinanë-kurvërinë” dhe më pas të mësojmë disa mësime, të cilat janë nevojë për çdo besimtarë dhe besimtare.
Zina- kurvëri do të thotë: “Kur një mashkull dhe femër kryejnë marrëdhënie intime pa aktin martesorë.” Pra, zinaja-kurvëria është hyrja në marrëdhënie të dy personave që s’janë të kurorëzuar.
Ky veprim i ndyrë, fetarishtë është rreptësishtë i ndaluar, dhe konsiderohet prej harameve të mëdha dhe në të drejtën Islame radhitet ndër veprat penale ku edhe janë të paraparë sanksione në dynja dhe dënim të rëndë në botën tjetër.
Në të drejtën Islame dënimi i zinasë për të pamartuarit është njëqind shkopinj, ndërsa për të martuarin mbytja me gurë. E gjithë kjo realizohet kur dëshmohet me katër burra, ose pranimi i vetë të akuzuarit.
Në vazhdim mësoni diç më tepër për zinanë-kurvërinë nga fjalët e Allahut dhe të Dërguarit të Tij.
- Allahu i Lartësuar thotë: “Laviren dhe lavirin – ta rrihni çdonjërin prej tyre me nga njëqind goditje. Të mos ju pengojë kurrfarë mëshire për të kryer detyrën e fesë së Allahut, nëse besoni Allahun dhe Ditën e Fundit. Le ta shikojnë dënimin e tyre një grup besimtarësh! Laviri mund të martohet vetëm me laviren apo idhujtaren, kurse laviren mund ta marrë vetëm laviri apo idhujtari. Këto janë të ndaluara për besimtarët.” (Nur, 2-3)
- Kur i dërguari i Allahut u pyet për gjynahun ma të madh tek Allahu, ai u përgjigj: “Ti bësh Allahut shok, kurse Ai të ka krijuar. Pastaj, të vrasësh fëmijë tënd nga frika e varfërisë. Pastaj, të bësh kurvëri me gruan e fqinjit tëndë.” (Shënon Buhariu)
- Muhamedi salAllahu alejhi ve selem ka thënë: “Nuk është besimtarë laviri gjatë kohës kur ai bën zina (kurvëri).” (Shënon Buhariu)
- Muhamedi salAllahu alejhi ve selem ka thënë: “Me të vërtetë prej shenjave të ditës së kiametit është ngritja e diturisë, shtimi i injorancës, pirja e alkoolit dhe shfaqja e imoralitetit.” (Shënon Buhariu)
- Muhamedi salAllahu alejhi ve selem ka thënë: “Katër lloje njerëzish i urren Allahu i Lartësuar; tregtarin që betohet rrejshëm, fukarain mendjemadh, plakun imoral dhe prijësin e padrejtë.” (Shënon Nesaiu, Albani e vlerëson sahih)
Sipas të drejtës islame, zinaja, nuk është vetëm çështje personale por edhe problem shoqëror, pasi është në lidhje me ekzistimin dhe shpëtimin e shoqërisë Islame në përgjithësi.
Lejimi i zinasë do të çojë kah zgjerimi i amoralitetit e ky çon kah shkatërrimi i familjes e me të edhe kah shkatërrimi i shoqërisë. Por, Islami deri në shkallën e fundit e respekton dhe synon ekzistimin dhe vazhdimësinë e shoqërisë Islame me moral, ndershmëri dhe dinjitet.
Sigurisht që hoxhallarët duhet ta ngrehin zërin lartë e më lartë që vlerat e moralit t’ua mësojnë popullit, dukurit negative në shoqëri të luftohen me pakompromis, kështu do të përmbushet amaneti i Allahut në Tokë.
Argumentet nga Kurani dhe suneti janë më se të kuptueshme për rrezikshmërinë e kurvërisë në dy botët. Atë që e kërkoj nga lexuesit t’i lexojnë edhe një herë me vëmendje dy ajetet dhe pesë hadithet.
Ulvi Fejzullahu