Amaneti i mbretit

E para: Të mos e bartin kufomën time pos mjekët dhe askush pos tyre.

E dyta: Rrugës prej vendit të vdekjes-deri tek varrezat të hedhin copa ari, argjendi, diamante, elmaze të cilat i kam mbledhur gjatë gjithë jetës.

E treta: Kur ta ngrehni kufomën time lartë në tabut, m’i nxirrni dy duart e mia jashtë qefinit dhe të varura.

Kur mbreti mbaroi amanetin e tij, u ngrit gjenerali dhe puthi dy duart e tij, i afroi afër gjoksit të vet, e pastaj tha: Do të shkojnë në vend amanetet e tua dhe pa asnjë mangësi, por zotëria im, më trego enigmën e këtyre tre amaneteve?

Mbreti morri frymë thellë dhe u përgjigj: Dëshiroj që botës t’i jap një mësim që unë nuk e kam kuptuar deri më tani.

Sa i përket amanetit të parë: Dëshiroj që njerëzit e botës ta kuptojnë se kur vie vdekja nuk mund ta largojnë mjekët, të cilët kur (ne) sëmureshim iu drejtoheshim atyre, se jeta e shëndeti janë pasuri që nuk mund t’i dhuroj ato dikush nga njerëzit.

Sa i përket amanetit të dytë: Dëshiroj që njerëzit e botës ta kuptojnë se çdo kohë që kemi harxhuar në mbledhjen e pasurisë nuk ka qenë pos hi e pluhur, dhe se ne nuk marrim me vete as copëzat e arit.

Sa i përket amanetit të tretë: Dëshiroj që njerëzit e botës ta kuptojnë se ne kemi ardhur ne këtë botë duar bosh, dhe do ta lëmë ashtu, duar bosh!

Kjo është bota.

A ka kush mediton?!!!

 

Përktheu: Valdet Kamberi


Revista Shembulli