Mos trego…

Mos trego për pasurinë tënde, në prezencën e të varfrit.

Mos trego për shëndetin tënd, në prezencën e të sëmurit.

Mos trego për fuqinë tënde, në prezencën e të dobëtit.

Mos trego për lumturinë tënde, në prezencën e të zhgënjyerit.

Mos trego për lirinë tënde, në prezencën e të burgosurit.

Mos trego për fëmijët tuaj, në prezencën e sterilit.

Mos trego për prindërit, në prezencë të jetimit.

Sepse… plagët e tyre nuk mund të mbajnë më shumë.

Mati fjalët e tua në çdo çështje të jetës.

Kujdesin ndaj ndjenjave të tjerëve bëje pjesë të personalitetit tënd.

 

Përktheu: Valdet Kamberi