“Koka e devotshmërisë dhe bamirësisë është: sinqeriteti në zbatimin e të vërtetës. Askush nuk mund të triumfon karshi Allahut, andaj ai që është me Allahun, a ka kush mund të triumfon kundër tij, ose ti bëjë ndonjë të keqe. Nëse një njeri ka Allahun me vete, prej kujt duhet të frikohet, e nëse nuk e ka Allahun me vete prej kujt duhet të shpreson, e kujt duhet ti beson dhe kush do ta ndihmon përveç Tij.
Nëse një besimtar e zbaton të vërtetën ndaj të tjerëve, por fillimisht ndaj vetes dhe këtë vepër e bën për hir të Allahut dhe me ndihmën e Allahut, askush nuk mund ti del përpara. Madje nëse edhe qiejt, toka dhe kodrat i bëjnë kurthe, atij do t’i mjaftojë Allahu dhe do ti jep zgjidhje dhe rrugëdalje.
Besimtari dështon për shkak të mangësive në këto tre gjërat ose në dy prej tyre, ose në njërën prej tyre.
Ai që vepron për të kotën, nuk ndihmohet nga Allahu, e nëse i vjen ndonjë ndihmë anësore, është ndihmë pa përfundim, pra ndihmohet një kohë të caktuar dhe kjo vepër nuk ka ndonjë përfundim pozitiv. Pas kësaj ai humb dhe dështon, e mbetet i dështuar dhe i nënçmuar.
Nëse një besimtarë mundohet të thërret në të vërtetë, mirëpo këtë vepër nuk e bën për hir të Allahut, por e bën për të fituar lavde, falënderim apo shpërblim prej njerëzve, ose qëllimi kryesor i tij është arritja te një synim i kësaj bote, kurse kjo që bën është mjet për të arritur te ky synim, ky njeriu nuk ka garantuar ndihmën e Allahut, sepse Allahu i ka garantuar ndihmën dhe fitoren vetëm atij që flijon në rrugën e Tij dhe lufton për të qenë Fjala e Allahut më e Larta, e jo për atë që e bën këtë veprim për vetveten ose epshin dhe pasionin e tij. Ky njeriu nuk është nga të devotshmit e as nga bamirësit. Nëse i vjen ndonjë ndihmë i vjen aq sa ka të vërtetë me te, sepse Allahu vetëm të vërtetën e ndihmon. Nëse ndodh që pushtetin ta kenë ithtarët e to kotës, kjo ndodh për shkak dhe aq sa do të kenë durim në veprimet e tyre. Durimi çdo herë del triumfues e nëse ky durimtari është edhe ithtar i të vërtetës, atëherë del triumfues dhe me përfundim të mirë”. (“A’lamul-Muvekiin”, 2/178).
ورأس التقوى والإحسان: خلوص النية لله في إقامة الحق، والله سبحانه لا غالب له، فمن كان معه، فمن ذا الذي يغلبه، أو يناله بسوء، فإن كان الله مع العبد، فمن يخاف وإن لم يكن معه، فمن يرجو، وبمن يثق، ومن ينصره من بعده . فإذا قام العبد بالحق على غيره، وعلى نفسه أولاً، وكان قيامه بالله ولله؛ لم يقم له شيء، ولو كادته السماوات والأرض والجبال؛ لكفاه الله مؤنتها، وجعل له فرجاً ومخرجاَ.
وإنما يؤتى العبد من تفريطه وتقصيره في هذه الأمور الثلاثة، أو في اثنين منها، أو في واحد، فمن كان قيامه في باطل؛ لم يُنصر، وإن نُصر نصراً عارضاً، فلا عاقبة له، فينصر مؤقتاً فترة زمنية ثم لا تكن له العاقبة، ينهزم بعد ذلك وينكسر، يقوم وهو مهزوم مخذول. وإن قام في حق لكن لم يقم فيه لله، وإنما قام لطلب المحمدة والشكور والجزاء من الخلق، أو التوصل إلى غرض دنيوي كان هو المقصود أولاً، والقيام في الحق وسيلة إليه، فهذا لم تُضمن له النصرة فإن الله ضمن النصرة لمن جاهد في سبيله، وقاتل لتكون كلمة الله هي العليا، لا لمن كان قيامه لنفسه وهواه فإنه ليس من المتقين، ولا من المحسنين، وإن نُصر فبحسب ما معه من الحق، فإن الله لا ينصر إلا الحق، وإذا كانت الدولة لأهل الباطل فبحسب ما معهم من الصبر، والصبر منصور أبدا فإن كان صاحبه محقاً؛ كان منصوراً له العاقبة ' ا.هـ [إعلام الموقعين 2/178] .
Bekir HALIMI