Fali pesë namazet ditore, që të jesh i lumtur në këtë botë dhe në tjetrën

Ajet kuranor

Allahu i Madhërishëm thotë:

﴾ لَئِنْ أَقَمْتُمُ الصَّلَاةَ وَآتَيْتُمُ الزَّكَاةَ وَآمَنْتُمْ بِرُسُلِي وَعَزَّرْتُمُوهُمْ وَأَقْرَضْتُمُ اللَّهَ قَرْضًا حَسَنًا لَأُكَفِّرَنَّ عَنْكُمْ سَيِّئَاتِكُمْ وَلَأُدْخِلَنَّكُمْ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ ﴿

"Në qoftë se do të kryeni namazin, do të jepni zekatin, do të besoni të dërguarit e Mi, do t’i ndihmoni ata dhe do t’i jepni vullnetarisht hua Allahut, atëherë, patjetër që Unë do t’jua shlyej gjynahet dhe do t’ju shpie në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj." (Kurani, 5:12)

Thënie profetike

Një njeri e kishte pyetur të Dërguarin e Allahut ﷺ duke i thënë:

"Në qoftë se unë i fal namazet e detyrueshme, e agjëroj Ramazanin, hallallin e quaj hallall e haramin haram dhe nuk shtoj asgjë tjetër, a do të hyj në Xhenet? I Dërguari i tha: "Po."

[E shënon Muslimi.]

Urtësi

Ibn Kajimi thoshte: "Aq sa kthehet robi nga Allahu në namazin e tij, po aq kthehet Allahu nga ai. E, nëse robi ia kthen shpinën Allahut, edhe Ai do t’ia kthejë shpinën atij."

Namazi më privon nga kënaqësitë e kësaj bote (!)

Kur është fjala për gjërat e lejuara, që janë kënaqësi të vërteta e jo të rreme, namazi nuk e pengon njeriun nga asnjëra prej tyre. Madje, në të vërtetë, askush nuk mund ta arrijë kënaqësinë e vërtetë pa e falur namazin.

Këshillë

Nëse po e kërkon lumturinë e vërtetë, adresa është falja e pesë namazeve të detyrueshme ditore, sepse namazi është sinonim i kënaqësisë dhe ekstazës shpirtërore.


Përgatiti: Hoxhë Jusuf Kastrati