A e dini se kush është i pari?

- E para gjë që Allahu krijoi  është lapsi.

- Kodra e parë në Tokë është Ebu Kajs (kodra më e njohur në Mekë).

- Xhamia e parë në rruzullin tokësor është Xhamia e Haremit (Qabja e Ndritshme).

- I pari fëmijë i Ademit alejhi selam është Kabili.

- I pari që ka qepur rroba është Idrisi alejhi selam.

- I pari që është bërë synet është Ibrahimi alejhi selam.

- I pari që ka shaluar kalin dhe ka folur gjuhën arabe është Ismaijli alejhi selam.

- I pari që ka shpikur fletoren është Jusufi alejhi selam.

- I pari që ka punuar mbrojtëset e hekurit është Davudi alejhi selem.

- I pari që ka dhënë besën në Bejatu Ridvan është Ebu Sinan el-Esedij.

- I pari që ka thirrur ezanin është Bilali, Allahu qoftë i kënaqur me të.

- I pari që ka ndërtuar xhami në Islam është Amari, Allahu qoftë i kënaqur me të.

- I pari që ka nxjerrë shpatën e tij në Islam për të luftuar është Zubejri, Allahu qoftë i kënaqur me të.

- I pari që ka përgatitur kalin e tij për xhihad ka qenë Abdullah bin Xhahshi dhe ai është i pari që ka thirrur “o emir i besimtarëve”.

- Shehidi i parë në Islam është Sumeja, Allahu qoftë i kënaqur me të.

- I pari që ka bërë dhihar[1] në Islam është Euvs bin Sami.

- Hul`i[2] i  parë në Islam është hul`i i Habibe bint Sehl bin Thabit bni Kajsit.

- Liani[3] i parë që ka qenë në Islam është liani i Hilal bin Umejes me gruan e tij.

- I pari që është gurëzuar në Islam është Maizi.

- I pari që ka lënë testament 1/3 e pasurisë së tij është el-Bera Ibn Mar’uri.

- I pari që është varrosur në varrezat e Bekijave është Uthmab bin Medhuni.

-I pari që ka tubuar Kuranin është Ebu Bekri.

- I pari që ka themeluar shkencën e nahvit[4] është Ebu el Esvedi.

Përzgjedhje nga libri Elmud’hish, Ibn Xhevzij

Përzgjodhi dhe përshtati: Rashit Zylfiu - klubikulturor.com



[1] “Edh dhihar” është një thënie e ndaluar në Islam dhe rasti i kësaj është kur burri i thotë gruas së tij: “Ti je për mua si kurrizi i nënës sime”.
Për më gjerësisht shih librin në shqip: “Minhaxh el Muslim”, Xhezairi, f. 482.

[2] “El Hul`i” është shkurorëzim i kërkuar nga gruaja, kur ajo nuk do vazhdimin e jetës bashkëshortore me burrin dhe si kompensim ajo ia kthen mehrin e marrë burrit.

[3] “El lian” është rasti kur burri pa dëshmitar e akuzon gruan e tij se ka bërë amoralitet me një burrë të huaj dhe ajo nuk e pranon këtë. Çështja ngrihet te gjykatësi dhe secili, burri dhe gruaja, betohen në Allah për atë që e thonë nga katër herë. Burri pas kësaj thotë: “Mallkimi i Zotit qoftë mbi mua, nëse jam gënjeshtar”, ndërsa gruaja pas betimeve thotë:  “Hidhërimi i Allahut qoftë mbi mua nëse jam gënjeshtare” .

[4] “En Nahvu” është gramatika e gjuhës arabe.