Me vdekjen do të takohesh.
Mos harro!
Dheu është shtrati yt, krimbi shoku yt.
Munkeri dhe Nekiri bashkëbisedues yt, varri shtëpia jote, brendësia e tokës vend qëndrim yt, Dita e Kiametit vendtakim yt, ndërsa xheneti ose xhehenemi përfundimi yt.
O njeri!
Përgatitu në dynja se nuk e di, nëse e arrin mbrëmjen a mund ta arrish mëngjesin?
Sa djelmosha të rinj u bënë gati për martesë, por nuk arritën të martohen?
Sa fëmijë të vegjël dorëzuan shpirtin dhe u futën në errësirën e varrit?
Sa të shëndoshë vdiqën pa sëmundje e sa të sëmurë jetuan më gjatë?
Sa mbretër ëndërruan, por nuk patën kohë as ëndrrën ta komentojnë.
Sa njerëz ishin banor të pallateve, por shumë shpejt u shpërngulën në varre.
Ibën Xheuzi, Allahu e mëshiroftë, thotë: ‘’Është obligim për çdo njërin që nuk e di se kur i vjen vdekja të para përgatitet, të mos mashtrohet me rininë dhe shëndetin.’’
Ulvi Fejzullahu