E pyeta: A je e mbuluar?
Tha : Jo!
E pyeta: A falesh dhe agjëron?
Qeshi dhe më tha: Natyrisht që falem dhe agjëroj!
E pyeta: Kush të ka obliguar me namaz dhe agjërim?
Tha: Allahu.
E pyeta: E kush të ka obliguar të mbulohesh?
U përgjigj: Allahu.
I thash: “A e besoni një pjesë të librit, e tjetrën e mohoni. Ç'mund të jetë ndëshkimi ndaj atij që punon ashtu prej jush, pos poshtërim në jetën e kësaj bote, e në Ditën e Gjykimit ata hidhen në dënimin më të ashpër. All-llahu nuk është i pakujdesshëm ndaj asaj që veproni ju”. (Bekare, 85)
O Allah mundësoja vajzave të Islamit mbulesën dhe nderin.
Përshtati: Valdet Kamberi