Burri dhe Gruaja

Gruaja është parfumi më i mirë dhe fjala më e ëmbël.

Burri është hundë që merr erë parfumin, dhe vesh që dëgjon fjalët e saj.

Gruaja flet për ta dëgjuar burri.

Burri heshtë që të dëgjojë se çka thotë gruaja.

Gruaja buzëqeshë.

Burri është ai që e pikturon  atë buzëqeshje.

Gruaja, dora e djathtë e burrit.

Burri, gishtat e asaj dore.

Gruaja, e butë dhe ajo është femër.

Burri, i fortë sepse ai është mashkull.

Gruaja, qetësi, dashuri dhe ngrohtësi.

Burri, siguri, forcë dhe afërsi.

Gruaja, ministri e brendshme pa të cilën nuk ka qetësi dhe rehati në shtëpi.

Burri, ministria e jashtme që mbron atë ndërtesë të madhe nga jashtë.

Gruaja kur bartë fëmijët dhe qëndron pa gjumë, forcohet.

Burri kur qëndron pa gjumë për të mbjellë dashurinë tek fëmijët e tij, forcohet.

Gruaja nuk është e bukur kur e kryen punën e burrit.

Burri nuk është simpatik kur e kryen punën e gruas.

Gruaja, lot.

Burri është me i ndjeshëm se sa ai lot, por pas mureve, kalave dhe fortifikatave.

Gruaja kur del të punojë jep një mesazh, por roli i familjes është më i madh.

Burri ka nevojë për punë që t’i plotësojë nevojat e familjes dhe t’i mbrojë fëmijët e tij.

Burri dhe gruaja, gjuha e tyre është mirëkuptimi, sinqeriteti, dashuria; gjuhë që nuk e kupton askush pos atyre dyve.

 

Përktheu: Valdet Kamberi