Këshillë...

Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a., i cili ka thënë: I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Në secilën gjymtyrë të njerëzve ka sadaka në çdo ditë që lind dielli: Të pajtosh me drejtësi dy veta është sadaka, të ndihmosh njeriun të hip mbi kafshën e tij, apo të ngarkojë barrën mbi të, është sadaka. Fjala e mirë është sadaka, secilin hap që e bën për të shkuar në namaz është sadaka, largimi i pengesës nga rruga është sadaka.” (Muttefekun alejhi)

Transmetohet nga Ummu Kulthum bint Ukbe bin Ebu Muajt r.a., e cila ka thënë: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. duke thënë: “Nuk konsiderohet gënjeshtar ai që pajton (përmirëson) mes njerëzve dhe përcjell lajme të mira, apo flet mirë.” (Muttefekun alejhi)

Në transmetimin e Muslimit gjendet një shtesë: Ajo ka thënë: Nuk e kam dëgjuar asnjëherë atë (Pejgamberin) të lejojë (tolerojë) diçka në atë që thonë njerëzit me përjashtim në tre raste: Në luftë, në pajtimin mes njerëzve dhe në bisedën e burrit me gruan e tij si dhe në bisedën e gruas me burrin e saj.


Bahri CURRI


Revista Shembulli