Hallalli dhe harami janë të qartë

Transmetohet nga En-Nu’man bin Beshir r.a., i cili ka thënë:

Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. duke thënë:

“Vërtet (e lejuara) hallalli është i qartë, si dhe (e ndaluara) harami është i qartë, e mes tyre ka gjëra të dyshimta që shumë nga njerëzit nuk i dinë ato. Ai që ruhet nga gjërat e dyshimta, shpëton dhe mbron fenë dhe nderin e tij. Ndërsa ai që bie në gjëra të dyshimta, ai bie në haram, ky është si shembulli i bariut që ruan kopenë rreth kullosës së ndaluar që thuajse gati ka hyrë në të. Çdo mbret (sundimtar) ka nga një vendkullosë të ndaluar për të tjerët, e vendi i Allahut i ndaluar janë haramet (ndalesat) e Tij. Në trup është një copë mishi që nëse është e mirë, trupi është mirë dhe ndreqet i tëri; e nëse është e keqe, trupi është keq dhe prishet i tëri. E ajo (copë mishi) është zemra.” (Mutefekun alejhi, e kanë transmetuar përmes disa rrugëve me shprehje të përafërta)

Bahri CURRI