Ajet Kuranor:
Allahu i Madhërishëm thotë:
Ata që shpenzojnë pasurinë e vet në rrugë të Allahut, i shëmbëllejnë atij që mbjell një kokërr nga e cila dalin shtatë kallinj, ku secili kalli ka nga njëqind kokrra. Allahu ia shton (shpërblimin) edhe më tepër kujt të dëshirojë; Allahu është Mirëbërës i madh dhe i Gjithëdijshëm. [Kuran 2:187]
Hadith
Nga Ibnu Abbasi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcillet të ketë thënë: “I Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, ishte njeriu më bujar, e veçanërisht në ramazan, kur e takonte Xhibrili e ia mësonte Kuranin. I Dërguari i Allahut ishte më bujar në mirësi sesa flladi i erës.” [Muttefekun alejhi]
Gjurmë:
Ibnu Umeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, kur agjëronte nuk bënte iftar përveçse me njerëzit e varfër, madje nëse e pengonte ndonjëherë familja e tij nga ta, atë natë nuk hante ushqim!
Ndriçim:
Imam Shafiu thoshte: “Kam dëshirë që njeriu ta shtojë bujarinë gjatë ramazanit, për të ndjekur kështu rrugën e të Dërguarit të Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, po ashtu edhe për shkak se njerëzit kanë nevojë të bëjnë gjëra që janë në të mirën e tyre dhe njëherazi për shkak të angazhimit të njerëzve me agjërim e me namaz, duke lënë anash fitimet e dunjasë”.
Shkëputur nga libri: “Jeumijat saimeh” (Hakibetu saimat) – të autorëve dr. Adil Esh-Shiddi dhe dr. Ahmed El-Mezjed
Përktheu: Jusuf H. Kastrati – Shembulli.com