Niveli i deteve do të rritet edhe më shpejt nga sa ishte parashikuar këtë shekull. Alarmi është dhënë nga shkencëtarët në Danimarkë që si shkak për këtë paraqesin ndryshimin klimatik të shpejtë të Arktikut si dhe shkrirjen e akujve në Groenlandë.
Rritja e nivelit të deteve përbën një kërcënim serioz për brigjet nga Bangladeshi në Florida, ishujt e Paqësorit e për qytete të rëndësishme që nga Londra në Shanghai, Majemi, Amsterdami apo Kopenhageni. Në një impakt më dinamik rrit në mënyrë dramatike koston e ndërtimit të barrikadave anti-cunami në Japoni.
Profesor Dorthe Dahl-Jensen nga instituti “Niels Bohr” dhe universiteti i Kopenhagenit dhe një anëtar i programit të monitorimit të Artikut me bazë në Oslo thotë se ndryshimi do të jetë imediat, çka nënkupton dhjetë vitet në vijim ku niveli i rrezikut do të rritet në mënyrë dramatike.
Temperaturat rekord në Arktik shpjegon ai, nënkupton rritje të nivelit të ujrave deri në 1.6 metra përgjatë 10 dekadave në vijim. Dekada e kaluar ka shenuar temperaturat më të larta ndonjëherë në Arktik, çka nënkupton se oqeani përreth Arktikut me keto ritme nuk do të ketë më akuj për 30-40 vitet në vijim.
Shkrirja e tyre rrezikon ekzistencën e arinjve polarë, por nga ana tjetër i mundëson njeriut eksplorimin e zonave që dyshohen të pasura me naftë dhe gaz natyror, ndërsa hap dhe rrugë të reja detare. Megjithatë çlirimi i më tepër dioksid karboni në hapësirë do të përbënte një tjetër sfidë të rrezikshme.
Shkrirja e akujve në Arktik mbetet temë qëndrore e takimit të ministrave të Jashtëm të Këshillit të Arktikut ku bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kanadaja, Suedia, Finlanda, Danimarka, Norvegjia dhe Islanda./Delina Bitraku/Alsat/
































