Ajet Kuranor:
Allahu i Madhërishëm thotë:
Ata flinin pak natën, ndërsa në agim kërkonin falje (nga Allahu). [Kuran 51: 17,18]
Hadith
I Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, thoshte: “Atij që falet në ramazan me besim dhe duke llogaritur në shpërblim, do t’i falen mëkatet e kaluara”. [Muttefekun alejhi]
Krahasim:
Në kohën e tabi’inëve këndohej sureja el-bekare në tetë rekate të teravive, po qe se imami e lexonte atë në dymbëdhjetë rekate, iu dukej se ka lexuar pak Kuran.
Gjithashtu, disa nga selefët bënin hatme (e lexonin tërë Kuranin) në namaz çdo tri net, disa të tjerë çdo shtatë net e disa të tjerë çdo dhjetë net.. ndërsa në shumicën e xhamive tona nuk bëhet asnjë hatme.
Shkëputur nga libri: “Jeumijat saimeh” (Hakibetu saimat) – të autorëve dr. Adil Esh-Shiddi dhe dr. Ahmed El-Mezjed
Përktheu: Jusuf H. Kastrati – Shembulli.com