Ajet Kuranor:
Allahu i Madhërishëm thotë:
Kanë shpëtuar besimtarët. [Kuran 2:187]Hadith
I Dërguari i Allahut, Muhammedi, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Vërtet robi e fal namazin, kurse nuk i shkruhet atij më shumë se një e dhjeta, një e nënta, një e teta, një e shtata, një e gjashta, një e pesta, një e katërta, një e treta ose gjysma e tij.”[1]
Gjurmë:
Kur binte në sexhde Rabië ibnu Hajthem dukej si rrobë e shtrirë, saqë edhe zogjtë qëndronin mbi të.
Tregim:
Ismail Et-Tusi thoshte: “Njëherë, derisa ishim duke e falur namazin e sabahut, me ne ishte edhe Ali ibën Fudajli, imami lexoi në namaz ajetin: “Atje do të ketë virgjëresha syulur, të cilat para tyre nuk i kanë prekur as njerëz, as xhin.” (Sureja Er-Rrahman: 56). Pasi dha selam imami, e pyeta atë: “Ali, a e dëgjove ajetin që e lexoi imami?” Më tha: “Cilin?” i thashë: “(Atje do të ketë) hyri syzeza nëpër tenda.” (Sureja Er-Rrahman: 72). Ma ktheu: “Më preokupoi ajeti 35 i kësaj sureje, të cilin e lexoi imami: “Kundër jush do të dërgohen flakë zjarri dhe tunxh i shkrirë (si dënim për mohimin e dhuntive të Allahut) dhe ju nuk do të mund të mbroheni”.”
Shkëputur nga libri: “Jeumijat saimeh” (Hakibetu saimat) – të autorëve dr. Adil Esh-Shiddi dhe dr. Ahmed El-Mezjed
Përktheu: Jusuf H. Kastrati – Shembulli.com
[1] Këtë hadith e shënojnë Ahmedi dhe Ebu Davudi, ndërsa Albani e cilëson si “sahih” (të shëndoshë).