Përkufizimi i fjalës “tagut”:
Gjuhësisht: Fjala tagut rrjedh nga fjala arabe “tugian” që do të thotë tejkalim i kufijve.
Kurse në terminologjinë fetare tagut domethënë: Kur robi tejkalon kufijtë në adhurim1 , në pasim2 ose në bindje3.
Obligimi për mohimin e tagutit
Gjëja e parë me të cilën i obligoi Allahu njerëzit është mohimi i tagutit dhe besimi në Allahun. Argument për këtë është thënia e Allahut: “Çdo populli Ne i çuam një të dërguar (që u thoshte): “Adhuroni Allahun dhe shmangiuni tagutit!”.”4
Mënyra e mohimit të tagutit
a. Të besosh se adhurimi i çdo gjëje përveç Allahut është i kotë dhe njëherazi ta lësh dhe ta urresh atë adhurim.
b. T’i konsiderosh njerëzit që adhurojnë dikë a diçka përveç Allahut si jobesimtarë dhe t’i armiqësosh ata.
Kokat e tagutëve:
Tagutët janë të shumtë, mirëpo pesë prej tyre janë kryesorët:
1. Iblisi i mallkuar.
2. Ai që adhurohet përveç Allahut dhe është i kënaqur me atë adhurim.
3. Ai që i thërret njerëzit ta adhurojnë atë.
4. Ai që pretendon se di diçka nga gajbi.
5. Ai që gjykon me ligj tjetër pos atij që e ka zbritur Allahu.
Marrë nga libri “Et-Teuhijd el-mujesser” i autorit Abdullah El-Huvejl
Përktheu: Jusuf Kastrati – Shembulli.com
- Duke adhuruar dikë tjetër pos Allahut ose duke i thirrur njerëzit që ta adhurojnë atë pos Allahut (përkthyesi).
- Duke pasuar dikë tjetër pos të Dërguarit të Allahut, Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, i cili është i vetmi që duhet pasuar, ose duke i thirrur njerëzit që ta pasojnë atë (e jo të Dërguarin) (përkthyesi).
- Duke iu bindur dikujt tjetër veç Allahut dhe të Dërguarit të tij ose duke i thirrur njerëzit që t’i binden atij (përkthyesi).
- Sureja en-nahël 36.