Rukjet

Përkufizimi:

Fjala arabe ruḳje  (رقية)gjuhësisht domethënë mbrojtje.

Kurse, në terminologjinë fetare, rukje quajmë ajetet, dhikrin dhe duatë që i këndohen një të sëmuri.

Llojet e rukjes:

  1. Rukje e ligjësuar (رقية مشروعة).
  2. Rukje e ndaluar (رقية ممنوعة).

Rukjeja e ligjësuar:

Rukje e ligjësuar, sipas dijetarëve islamë është ajo që i plotëson tri kushte:

  1. Të jetë në gjuhën e qartë arabe, t’i dihet kuptimi.
  2. Të bëhet me fjalët e Allahut ose me emrat dhe cilësitë e Tij.
  3. Të mos mbështetet vetëm në rukje, por të jetë i bindur se ajo nuk ndikon vetvetiu.

Rukjeja e ndaluar:

Rukje e ndaluar është ajo që nuk e plotëson ndonjërin nga kushtet e sipërpërmendura të rukjes së ligjësuar.

Argument nga suneti për rukjen e ndaluar është hadithi i Pejgamberit r, në të cilin thuhet: “Vërtet, rukjet (që nuk janë në përputhje me sheriatin), temimet[1] dhe tiveleja (lloj magjie që e bënin arabët duke besuar se ajo e shton dashurinë e burrit ndaj gruas dhe anasjelltas) janë shirk.”[2]

Këtë e dëshmon edhe hadithi i Pejgamberit r, në të cilin thuhet: “M’i paraqitni rukjet tuaja, nuk ka të keqe në to nëse nuk përmbajnë shirk.”[3]

 

Shkëputur nga libri “Et-Teuhijd el-mujesser” i autorit Abdullah El-Huvejl
Përktheu: Jusuf Kastrati – Shembulli.com

 

 


[1]Temime quajmë çdo gjë që vihet a varet për t’u ruajtur nga të këqijat. Përkthyesi.

[2]Ahmedi dhe Ebu Davudi.

[3]Muslimi.

 

 


Revista Shembulli