Adhurimi i një Zoti të vetëm është drejtësi, idhujtaria është padrejtësi...
Vrasja e një njeriu me pa të drejtë, çfarëdo qoftë ai është padrejtësi. Kështu pra të vrasësh jomuslimanë që janë nën besë është padrejtësi. Ashtu siç vrasja e muslimanëve të pafajshëm është krim ashtu edhe ajo të krishterëve të pafajshëm është krim.
Në dënimin e krimit dhe padrejtësisë ne nisemi para së gjithash dhe mbi çdo gjë nga parimi i drejtësisë, që është parimi më ë lartë i fesë tonë, parim mbi të cilin bazohet tbemeli i besimit tonë, adhurimi i një Zoti të vetëm, ndaj dhe për këtë i Dërguari i Allahut ka thënë:
"Ai që vret një jomusliman, që i është garantuar jeta, ai nuk ka për ta shijuar erën e Xhenetit." (Buhariu)
E gjithashtu po për hir të këtij parimi Allahu thoë në Kuran: "Dhe të mos ju shtyj urrejta që keni ndaj një populli për të mos mbajtur drejtësi. Tregohuni të drejtë sepse kjo është më pranë devotshmërisë." (El-maide:8)
Hoxhë Justinian Topulli