Biseda telefonike

Një djaloshi i cingëroi celulari.

Djaloshi u përgjigj, u dëgjua një zë i bukur femre, e pyeste për se si është.

Djaloshi nuk e njihte zërin e vajzës, dhe e pyeti:

- Më falni, kush jeni ju?!...- Vajza iu përgjigj:

- Unë jam një vajzë e bukur, e pasur, nga një familje e njohur dhe dëshiroj të njihem me ty…

- Djaloshi heshti për një çast e pastaj i tha:

- Biseda jonë përgjohet!...

- Ajo e çuditur pyeti:

- Nga kush? Përgjohet nga kompania ku punon?

- Ai iu përgjigj: Jo.

- A përgjohet nga shërbimi sekret?

-Jo, u përgjigj djaloshi!

-Vajza vazhdonte me pyetje: Përgjohet nga policia?

- Jo, i tha djaloshi. Biseda jonë përcillet nga Allahu, që nuk ka tjetër si Ai.

- Vajza menjëherë e mbylli linjën dhe nuk e kontaktoi djaloshin më asnjëherë!

Vallë sa duhen respektuar ata djelmosha, që e ruajnë fenë e Allahut dhe nuk i thyejnë ligjet e Tij..?!

 

Përshtati: Valdet Kamberi


Revista Shembulli