Përkufizimi i shirkut dhe llojet e tij

Përkufizimi:

Shirk gjuhësisht domethënë ortakëri.

Kurse në terminologjinë fetare shirk domethënë: T’i përshkruash dikujt tjetër pos Allahut diçka që është e veçantë për Allahun.

Llojet e shirkut:

1. Shirk i madh:
Çdo gjë që në sheriat quhet shirk dhe e nxjerr njeriun nga feja është shirk i madh.

2. Shirk i vogël:
Çdo punë, qoftë fjalë a vepër, që në sheriat quhet shirk ose kufër, por që nga argumentet e sheriatit kuptohet që nuk e nxjerr njeriun nga feja është shirk i vogël.

Dallimi ndërmjet shirkut të madh dhe atij të vogël:

 Shirku i madh

 Shirku i vogël

 E nxjerr njeriun nga feja.

Nuk e nxjerr njeriun nga feja.

 Ai që bie në të mbetet përherë në zjarr.

Nuk mbetet përherë në zjarr, edhe po qe se hyn në të.

 I shkatërron të gjitha veprat.

Nuk i shkatërron të gjitha veprat, por vetëm ato që i shoqëron ai.

 E bën të lejuar gjakun dhe pasurinë e tij.

Nuk e bën të lejuar gjakun dhe pasurinë e tij.

  

Marrë nga libri “Et-Teuhijd el-mujesser” i autorit Abdullah El-Huvejl
Përktheu: Jusuf Kastrati – Shembulli.com


Revista Shembulli