Ajet kuranor
Allahu i Madhërishëm thotë:
﴿حَافِظُوا عَلَى الصَّلَوَاتِ وَالصَّلَاةِ الْوُسْطَى وَقُومُوا لِلَّهِ قَانِتِينَ٢٣٨﴾
"Faleni rregullisht namazin, sidomos atë të mesmin dhe qëndroni me devotshmëri para Allahut, duke iu lutur Atij." (Kurani, 2:238)
Thënie profetike
I Dërguari i Allahut, Muhamedi ﷺ, ka thënë:
"Nëse ndokujt i ikën namazi i ikindisë pa e falur, kjo është për të sikurse t'i kishin humbur familja dhe pasuria e tij."
[E shënon Buhariu.]
Urtësi
Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të!, thoshte: "Gjëja më e rëndësishme për mua është namazi. Ai që e ruan atë, e ka ruajtur fenë e tij, kurse ai që e humb atë, punët e tjera i humb edhe më lehtë."
Dua të falem, por kam frikë mos po e lë dikur namazin (!)
Në qoftë se ende nuk falesh, ti tashmë ashtu se ashtu e ke lënë namazin, por, kur fillon të falesh dhe ta shijosh kënaqësinë e namazit, më nuk do të mund të ndahesh prej tij.
Këshillë
Kurrsesi mos e humb namazin e mesëm, atë të ikindisë; ta ruash si sytë e ballit!
Përgatiti: Hoxhë Jusuf Kastrati