Pejgamberi im, Muhamedi alejhis-selem

Vërtetë kanë ardhur kohëra të vështira, çka të them për pejgamberin tim?!

Po të ndalesh e t’ia hedhësh një sy Kuranit e sheh të qartë statusin e Muhamedit salAllahu aljehi ve selem; po shkurtë e shqip bre burra e gra nuk ka xhenet pa pjesën e dytë të shehadetit “Muhamedun abduhu ve resuluhu”; Muhamedi është rob dhe i dërguar ti Tij.

Tani kur ky personalitet i pashembullt që nga fillimi i i botës dhe deri në fund, pra Kijamet; për shkak të rëndësisë që ka në Dinin Islam, ja pra sot nga të palarët fyhet, përdhoset, nëpërkëmbet.

Ndërsa myslimanët në botë çka po bëjnë, këtë po e bëjnë:
- Disa nuk kanë dëgjuar fare se çka po bëhet;
- Disa do të dëgjojnë pak më vonë;
- Disa kanë dëgjuar dhe do të bëjnë ndonjë plan kur të kenë kohë;
- Disa kanë marrë hapa për të reaguar, dhe reaguan me protesta jopaqësore;
- Disa reaguan me protesta paqësore;
- Disa vranë njerëz dhe djegën shumë çka;
- Disa reaguan me mos reagim;
- Disa po reagojnë ndaj atyre qe reaguan;
- Disa po reagojnë në facebook, se si duhet reaguar;
- Disa ashtu, disa kështu!

Vërtetë vështirë është bërë me ia qëlluar. Vetëm një duhet ditur se nëpërkëmbja e MUHAMEDIT salAllahu aljhi ve selem është turpi më i madh që e ka përfshirë çdo imanli.

Të nderuar!

Mos më keqkuptoni, nuk jam ithtarë i asnjë lloj radikalizmi, dhune e terrori, vrasje e mbytje, jo vallahi, dhe nga çdo veprim i dhunshëm distancohem; por ja pra veprimet e dhunshme ndodhën, ndoshta edhe do të ndodhin, por këto erdhën si rezultat i provokimeve të qafirëve.
Ata le ta mbajnë përgjegjësinë.
Allahu im më bën të sinqertë në Pejgamberin Tënd.

Ulvi Fejzullahu