Allahu thotë ” ومن أحسن قولا ممن دعا إلى الله وعمل صالحا وقال إنني من المسلمين
E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e All-llahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: “Unë jam prej muslimanëve?” (Fussilet 33)
Ka thënë Ibnul Kajjimi: Pozita e thirrjes në rrugën e Allahut,Subhanehu ve teala është prej pozitave me te larta dhe më të ndershme në ibadet-adhurim.
Gjithashtu ka thënë: Thirrja në rrugën e Allahut,Subhanehu ve teala është post i Pejgamberëve dhe pasuesve të tyre,të cilët janë pasuesit e Pejgamberëve tek popujt,ndërsa njerëzit i pasojnë këta të fundit.
Abdullah Bin Mes’udi ka thënë: Vërtet Allahu, për çdo risi, me të cilën kërcënohet Islami, ka caktuar Velijj ( te dashur) prej evliave të Tij, i cili e mbron fenë dhe e shpjegon risinë,(respektivisht demin e saj) andaj shfrytëzoni rastin të jeni në vende të tilla.
Ka thënë Kurtubiu: Allahu,subhanehu ve teala, urdhërimin për të mirë dhe ndalimin nga e keqja…e ka bërë si shenjë,me të cilën dallohet besimtari prej mynafikut dhe si rezultat na del se prej cilësive më të veçanta të besimtarëve janë urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja…ndërsa epiqendra e këtyre cilësive është : Thirrja (Duaja) për ne Islam.
Ebu Kasim El Garnatiu,duke folur për tregimin e Nuhut, alejhi selam ka thënë: Së pari është cekur se ai i ka ftuar natën e ditën,pastaj është cekur se ai i ka ftuar haptazi ,pastaj ceku se ai gjatë thirrjes kishte bashkuar metodën e thirrjes haptazi dhe fshehurazi…Kjo është kulminacioni i përpjekjes për këshillim dhe kumtimit të shpalljes. Padyshim se figura e Nuhut,me thirrjen e tij,prej së cilës nuk u lodh,e cila nuk iu bë monoton dhe prej së cilës nuk e humbi shpresën para kundërshtimeve të popullit të tij,do të mbetet figurë e pashlyer për këmbëngulësinë e një predikuesi në predikim.
El Bera’ Bin Azibi ka thënë: Njerëzit e parë që na arritën (në Medine) ishin Mus’ab Bin Umejri dhe Ibni Ummi Mektumi, të cilët ua lexonin njerëzve Kur’anin… Subhanallah! Ibni Ummi Mektumi ishte i verbër dhe nuk kishte gjetur arsye të mos ftonte në rrugën e Allahut,Subhanehu ve teala.
Zijad Ez Zebidi thotë, ushtar në ushtrinë e Amr Bin El Asit: Kur e zinim ndonjë rob,i epnim shanse të zgjedhë në mes Islamit dhe Krishterimit, nëse pranonte Islamin bërtitnim ALLAHU EKBER me shumë sesa bërtitnim kur e hapnim ndonjë vend ose shtet. Kjo nëse tregon për diç,padyshim tregon për kureshtjen e tyre për t’i ftuar njerëzit në Islam.
Tomas Arnoldi kur flet për ndjenjat e zjarrta te muslimanëve për përhapjen e Islamit në bregdetin perëndimor të Afrikës, thotë: Posa u bashkonin në një qytet gjashtë (6) veta,më shumë ose më pak, dhe qëndronin një kohë në atë vend, nxitonin ta ndërtonin xhaminë dhe ta përhapnin fenë.
Omeri, radijallahu anhu, thotë: Kam dërguar mëkëmbës qe t’ua mësojnë juve Librin e Zotit tuaj (Kur’anin) dhe Sunnetin e Pejgamberit tuaj dhe ta përhapin në mesin tuaj fenë tuaj.
Predikuesit në fenë e Allahut,Subhanehu ve teala asgjë nuk i pengonte nga predikimi i tyre,i cili ishte përzier me gjak. Allahu iu kishte dhënë durim për përhapjen e fesë dhe Islamit të tyre.
Edhe puna e grave nuk qëndronte keq. Ummu Seleme ia mësonte djalit te saj, Enesit, dëshminë islame megjithëse burri i saj kundërshtonte pastaj kur Ebu Talhaja kishte kërkuar të martohej me të,nuk ishte kërkuar prike ( mehr) përveç qe ta pranonte Islamin.
Vëlla!
Predikuesit e fesë së Allahut,Subhanehu ve teala në të kaluarën ecnin nëpër tokë që ta përhapnin fenë e Allahut,Subhanehu ve teala dhe ua paraprinin njerëzve me të folur si dhe nuk prisnin që njerëzit t’iu vijnë në shtëpi.
Njëri prej tyre thotë: Ata qëndronin në këmbë në vendin e predikimit, i thërrisnin njerëzit që ta njohin Krijuesin e tyre.
Nuk do të mund të arrijmë suksese në predikim derisa kësaj të mos ia kushtojmë kohën tonë kryesore dhe t’i harrojmë ushqimet e vetat tona.
Hassan El Benna-ja, Allahu e mëshiroftë, nuk hynte në shtëpi, përveqse të përgatitej për një udhëtim të ri për predikim. Gruaja e tij e kishte qortuar se kishte pritur shumë dhe gati sa nuk i kishte vdekur djali nga sëmundja e vështirë. Ia kishte kthyer: Gjyshi i tij e di mire rrugën e varrezave!
Shafiu ka thënë: Kush e udhëzon vëllain e tij me veprën e tij, ai është udhëzues.
Predikimi në fenë e Allahut është mjet i mbjelljes së adhurimit në shpirtra dhe përhapjes së tij në mesin e njerëzve, madje kjo njëherit konsiderohet adhurim.
Shkroi: Ebu Malik
Burimi: www.denana.com
Përshtati: Sedat Gani Islami