Lirimi nga zjarri

Prej synimeve që duhet t’i ketë çdo familje në Ramazan është lirimi i të gjithë anëtarëve të saj nga zjarri i xhehenemit. Kjo gjë mund të bëhet duke ia dhënë hakun agjërimit dhe namazit, duke i ruajtur të gjitha gjymtyrët e trupit nga gjynahet dhe duke u sjellë me njerëz në mënyrën më të mirë, ngaqë i Dërguari i Allahut, Muhammedi, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, thoshte: “Allahu i Lartmadhërishëm liron njerëz nga zjarri për çdo ditë dhe natë (të Ramazanit).” [Hadithin e transmeton Bezzari, kurse Albani e cilëson si hadith “sahih”]

Gjithashtu, duhet të merren shkaqet, të cilat ndikojnë që njeriu të lirohet nga zjarri, ku bëjnë pjesë:

1. Mbrojtja e nderit të muslimanit, siç thotë i Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të: “Ai që ruhet nga cenimi i nderit të muslimanit, duke mos e përgojuar atë, Allahu ia obligon Vetes së Tij që këtë njeri ta lirojë nga zjarri.” [Hadithin e transmeton Ahmedi, kurse Albani e cilëson si hadith “sahih”]

2. Thënia e të Dërguarit të Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të: “Allahu e ka privuar nga zjarri çdo njeri që është i butë, i shtruar e i afruar (me të tjerët).” [Hadithin e transmeton Hakimi, kurse Albani e cilëson si hadith “sahih”]


Shkëputur nga: “Meshari’ul-usreti” (Hakibetul-usreti er-ramadanijjeh) – të autorëve dr. Ahmed El-Mezjed dhe dr. Adil Esh-Shiddi.

Përktheu: Jusuf H. Kastrati - Shembulli.COM