Allahu i Lartësuar thotë:
“Prandaj më kujtoni Mua (me adhurim, namaz e lutje) që unë t’ju kujtoj (me shpërblime) dhe falënderomëni Mua (duke M’u bindur) e mos i mohoni dhuntitë e Mia (me mosbindje)! [Al-Bekare : 152]
“O ju besimtarë (o ju që keni besuar), përmendni shpesh Allahun” [El-Ahzab : 41]
“Përkujtuesit e Allahut vazhdimisht dhe përkujtueset, pra, për të gjithë këta Allahu ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh” [El-Ahzab : 35]
“Përmende Zotin tënd me vete, i përulur dhe me frikë, dhe jo me Zë të lartë, (kujtoje) në mëngjes dhe mbrëmje, dhe mos u bëj nga ata që nuk i kushtojnë vëmendje!” [El-A’raf : 205]
Muhamedi, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
“Shembulli i atij që përmend Zotin e tij, dhe i atij i cili nuk e përmend Zotin e tij, është si shembulli i atij që është gjallë me atë që është i vdekur”
Thotë Profeti paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të:
“A doni t’ju tregoj (t’u tërheq vëmendjen) për punën (veprën) tuaj më të mirë, më të dashurën (më të pastër) tek Sunduesi juaj, punë e cila ua ngren më shumë gradën tuaj (tek Allahu), më e mirë për ju se dhënia ( në rrugë të Allahut) e floririt dhe argjendit, dhe më e mirë sesa kur të takoheni me armikun tuaj e t’i luftoni dhe t’ju luftojnë?” Thanë: “Posi, jo” Tha: Përkujtimi (përmendja) i Allahut të lartësuar”
Ulvi FEJZULLAHU