Kujdes nga qesja e shqyer

1 - E përsosë abdesin, por harxhon shumë ujë…Qese e shqyer!

2 - Jep lëmoshë të varfërve në vlerë të madhe, por i nënçmon ata…Qese e shqyer!

3 - Falesh natën, agjëron ditën dhe i nënshtrohesh Allahut ,por ke shkëputur marrëdhëniet farefisnore…Qese e shqyer!

4 - Agjëron dhe i bënë ballë etjes dhe urisë ,por fyen dhe mallkon…Qese e shqyer!

5 - Ec e mbuluar dhe me rroba të gjëra ,por era e parfumit dëgjohet larg…Qese e shqyer!

6 - E nderon dhe respekton mysafirin, por pasi të largohet fillon dhe e përgojon…Qese e shqyer!

Në fund: Të nderuar mos i grumbulloni të mirat e juaja në qese të shqyer!

I fitoni me mund dhe pa mund ju bien nga qesja, keni kujdes!

 

Përshtati: Valdet Kamberi


Revista Shembulli